Kombëtarja e Kosovës U21 është bërë gati për sfidën e radhës miqësore. Përzgjedhësi i Dardanëve të rinj, Hekuran Kryeziu, ka publikuar zyrtarisht listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e këtij muaji.
Në kuadër të këtij cikli dhe përgatitjeve për të ardhmen e futbollit kosovar, Shpresa e Kosovës do të përballet me përfaqësuesen e Luksemburgut U21 në një ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Ndeshja do të zhvillohet më 16 nëntor 2026, me fillim nga ora 16:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.




