Familja e Lionel Messi ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të Jorge Messit, duke konfirmuar se ai aktualisht po kalon një situatë të ndjeshme dhe është nën mbikëqyrje mjekësore.
Sipas njoftimit, Jorge Messi po shfaq shenja përmirësimi dhe po rikuperohet gradualisht brenda gjendjes që po trajtohet nga mjekët
Në deklaratë, familja shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si çështja është trajtuar në publik, duke kritikuar mungesën e ndjeshmërisë dhe respektit në raportimet dhe spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi, sidomos pas lotëve të Leo Messit në ndeshjen ndaj Algjerisë.
Familja thekson se vetëm rrethi i ngushtë familjar ka informacion të saktë mbi gjendjen e tij dhe se çdo informacion tjetër që nuk vjen nga burime zyrtare nuk duhet të konsiderohet i besueshëm.
