Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 18:45
"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë

Ish-deputeti dhe një nga veprimtarët e themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, është figura e vetme e duhur për t’u zgjedhur në postin e presidentit të vendit.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Hasani theksoi se Kosova ndodhet në krizë dhe se vendit i duhet një lider që i del përballë narrativës së Gjykatës Speciale dhe mbron vlerat e UÇK-së në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova duhet t’i tregojë botës me vendosmëri se lufta çlirimtare nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, dhe për këtë nevojitet një profil ushtarak në krye të shtetit.

Sot për sot Kosova është në krizë. Edhe për president, po dhe në rrethanat pas vendimit të Gjykatës Speciale. Neve duhet t’i tregojmë botës se nuk jena ndërmarrje e përbashkët kriminale. Për me i tregu botës se nuk jena ndërmarrje e përbashkët kriminale, duhet ta kemi një president ushtarak, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili kur takohet me presidentët i thotë: ‘Unë jam Ramush Haradinaj, ushtar, komandant i Zonës së Dukagjinit i UÇK-së, i kam dy dëshmorë, e kam familjen krejt në luftë, edhe unë jam sikurse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi... Prandaj kërkoj ta ndryshoni qasjen dhe të thoni që UÇK-ja nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, u shpreh Hasani.

Hasani pranoi se ky është vlerësimi i tij personal dhe se mund të ketë zëra që nuk pajtohen, por insistoi se në këtë moment Haradinaj mbetet zgjidhja e vetme.

Nait Hasani u ndal edhe te mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se një hap i tillë do të ishte humbje kohe dhe në dëm të drejtpërdrejtë të Kosovës.

duhetkosovëspresident

Të ngjashme

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

18:33
Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

17:05
Kosovari i ekstraduar në SHBA do të dënohet me burgim, Ambasada falënderon kryeprokurorin Isufaj dhe institucionet e Kosovës

Kosovari i ekstraduar në SHBA do të dënohet me burgim, Ambasada falënderon kryeprokurorin Isufaj dhe institucionet e Kosovës

16:06
Këto janë ndryshimet dhe të përbashkëtat e deklaratave të VV-së dhe PDK-së për Dhomat e Specializuara

Këto janë ndryshimet dhe të përbashkëtat e deklaratave të VV-së dhe PDK-së për Dhomat e Specializuara

11:52

Më shumë nga Lajme

  • 20:05ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit
  • 19:47Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja
  • 19:20Haxhiu kërkon që Smith dhe Trendafilova të shpallen “nongrata” në Kosovë
  • 19:17Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 19:02Aksident zingjiror mes gjashtë veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë - PAMJE nga vendi i ngjarjes