Prindi i një futbollisti të ri nga Kosova ishte bërë viral në internet pasi e kishte goditur një refer të futbollit në Zvicër në muajin e kaluar.
Prindi ishte i mllefosur në gjyqtarin pas ndeshjes që ishte zhvilluar në Schoftland të Zvicrës në ndeshjen e kësaj skuadre ndaj Villmergen.
Sipas mediave zvicerane, më saktësisht “CHMedia”, incidenti kishte ndodhur pasi prindit në fjalë i kishte humbur durimi pas një fauli ndaj djalit të tij.
Reagime të ashpra kishin ardhur pas këtij gjesti të shëmtuar të babait të futbollistit të ri të Villmergen.
E tash, babai problematik është dënuar nga Shoqata e Futbollit në Aargau me tri vjet përjashtim nga të gjitha stadiumet në shtetin helvetik, më saktësisht deri më 3 korrik të vitit 2028.