Milani ka shfaqur interesim për Jack Grealish, teksa e ardhmja e sulmuesit anglez mbetet ende e paqartë në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve të mediave italiane, duke iu referuar “Football Insider”, klubi kuqezi ka kontaktuar Manchester Cityn për situatën e reprezentuesit anglez.
Grealish sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Evertoni, ndërsa një rikthim i përhershëm te klubi nga Liverpooli dukej si opsioni më i mundshëm. Megjithatë, Evertoni raportohet se është tërhequr nga ideja, pavarësisht se vlera e lojtarit ka rënë ndjeshëm.Në këto rrethana, Milani mund të tentojë të përfitojë dhe ta sjellë Grealishin në Serie A. Për momentin, bëhet fjalë për interesim dhe kontakte fillestare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të bëjnë një ofertë konkrete për 30-vjeçarin.
