Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ndeshja historike, Përparim Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i rikthejmë sheshet në tribunë mbështetjeje, vendosni ekrane për qytetarët

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 13:48
Ndeshja historike, Përparim Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i rikthejmë sheshet në tribunë mbështetjeje, vendosni ekrane për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga kryetarët e komunve që të kontribuojnë për kualifikimin e Kosovës në Botëror, duke i vendosur ekranët e mëdha në sheshet e qyteteve, për t’u bashkuar e solidarizuar në këtë ndeshje historike.

Kjo thirrje e Ramës vjen pasi i njëjti theksoi faktin se kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është shumë më i vogël se përkrahja e madhe e qytetarëve të Kosovës.

Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror.

Njoftimi i plotë:

KRYETARËT E KOMUNAVE TË KONTRIBUOJNË PËR MREKULLINË E KUALIFIKIMIT TË KOSOVËS NË KAMPIONAT BOTËROR!

Të martën na pret një moment historik për shtetin tonë, mundësia që Kosova të shkruajë historinë me kualifikimin në Kampionati Botëror

Këto ditë, krenaria dhe atdhedashuria kanë bashkuar çdo qytetar. Pas asaj që përjetuam në Bratislava, besimi është më i madh se kurrë dhe i gjithë vendi rreh si NJË zemër

Megjithatë, kapaciteti i Stadiumi “Fadil Vokrri” është tejet i vogël, për të gjithë ata që duan të jenë në këtë ndeshje vendimtare.

Prandaj, në frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, ftojmë kryetarët e komunave që të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha,në pajtim me rrethanat e sigurisë publike, në sheshet e qyteteve të tyre, në mënyrë që të gjithë qytetarë të kenë mundësinë të përjetojnë këtë natë historike.

Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror.

Ky është momenti ynë. Le ta jetojmë së bashku. Le ta shkruajmë historinë në çdo qytet të Kosovës

përparim rama

Më shumë nga Sport

  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë
  • 19:08Mirlind Daku bën super asist për Spartakun e Moskës