Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Një emër që pak e kujtojnë, ky është shqiptari i parë që u nominua për Topin e Artë

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 18:08
Një emër që pak e kujtojnë, ky është shqiptari i parë që u nominua për Topin e Artë

Shqipëria ka pasur një përfaqësues në historinë e “Topit të Artë” shumë vite para se lojtari me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka të merrte vëmendjen e botës së futbollit.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, ishte përfshirë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë” në vitin 1987, duke u bërë emri i parë shqiptar që figuron në historinë e këtij çmimi prestigjioz.

Në atë kohë, Kushta ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, skuadër që kishte bërë bujë në futbollin evropian me paraqitjet e saj në garat kontinentale.

Sulmuesi shqiptar arriti të fitonte vëmendjen edhe në nivel individual, duke u përfshirë mes kandidatëve për çmimin që ndahet nga revista franceze “France Football”.

Kushta e përfundoi votimin në vendin e 30-të, me një pikë, por rëndësia e kësaj arritjeje shkon përtej shifrave.

Ai hapi një kapitull të veçantë për futbollin shqiptar, në një kohë kur lojtarët nga Shqipëria kishin shumë më pak mundësi për t’u vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Plot 37 vjet më vonë, në vitin 2024, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare u bë pjesë e kësaj liste.

Granit Xhaka, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin, u nominua për Topin e Artë dhe përfundoi në vendin e 16-të, me 60 pikë.

Megjithatë, historia e shqiptarëve në këtë çmim nuk nis me Xhakën.

Ajo nis me Sokol Kushtën, i cili në vitin 1987 arriti të futej mes kandidatëve për një nga vlerësimet më prestigjioze në futbollin botëror.

Një arritje që, edhe sot, meriton të kujtohet si pjesë e historisë së futbollit shqiptar.

Sokol Kushta – pos Partizanit e Flamurtarit në Shqipëri – gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për Iraklis e Kalamaria (Greqi) dhe Olympiakos e Ethnikos (Qipro).

Për kombëtaren kuqezi ai luajti 31 ndeshje, duke shënuar 11 gola.

Fituesi aktual i “Topit të Artë” është Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit, i cili e fitoi këtë çmim, pas fitimit të tripletës me klubin francez, duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Lojtari që ka më së shumti “Topa të Artë” është Lionel Messi, me superyllin argjentinas që ka fituar plot tetë herë këtë çmim.

Ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2026 do të mbahet sonte, me fillim nga ora 21:00 në Londër.

Harry Kane, Lamine Yamal e Kylian Mbappe janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim.

artëtopinparë

Të ngjashme

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

17:47
Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella dhe Diomande i bashkohen delegacionit të Realit për “Topin e Artë”

Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella dhe Diomande i bashkohen delegacionit të Realit për “Topin e Artë”

17:07
Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë

Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë

17:01
Lojë e zbehtë, me një gol “pahiri”/ Mbyllet pjesa e parë në “El Clasico”

Lojë e zbehtë, me një gol “pahiri”/ Mbyllet pjesa e parë në “El Clasico”

21:56

Më shumë nga Sport

  • 17:30Nisin të dalin renditjet përfundimtare të “Topit të Artë”
  • 16:51Liverpooli po e dëshiron të “ardhmen e futbollit evropian”, për ta zëvendësuar Van Dijkun
  • 15:56Bayerni, e vetmja skuadër pa humbje në Europë deri tani
  • 15:55U lëndua në “El Clasico”, kaq mungon mbrojtësi Espart
  • 15:55Zyrtare: Drenica bëhet me trajner të ri