FC Drenica ka emëruar Gentjan Mezanin në postin e trajnerit të ekipit të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin, që tashmë do të marrë drejtimin e shtabit teknik të skuadrës, shkruan Indeksonline
Përmes njoftimit zyrtar, Drenica i ka uruar mirëseardhje Mezanit, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re dhe në realizimin e objektivave sportive të klubit.

