Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Pasoj me sy mbyllur, tani duam fitore ndaj Koln”, Fisnik Asllani beson në suksesin e Hoffenheimit

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 16:46
“Pasoj me sy mbyllur, tani duam fitore ndaj Koln”, Fisnik Asllani beson në suksesin e Hoffenheimit

Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se duhet të vazhdojnë të fokusohen ndeshje pas ndeshje, ndërsa është i lumtur që ka vendosur rekord të ri në klub.

Asllani e gjeti rrugën drejtë golit pas një periudhe të gjatë, ku shënoi në fitoren kundër Freiburgut, kurse po synojnë të zënë një vend në Ligën e Kampionëve.

Për faqen zyrtare të klubit gjerman, ylli i Kosovës thotë se merituan fitoren ndaj Freiburgut, kurse shtoi se janë mësuar aq mirë me bashkëlojtarët sa po “pason me sy mbyllur”.

“Është fitore e merituar, edhe me këtë diferencë golash. Ishim pak të pafat në pjesën e parë, por kemi shpërblyer veten në të dytën. ‘Ne’ është parësore në ekipin tonë. Kemi përvetësuar rutinat tona”.

“Ndonjëherë e pasoj topin me sy mbyllur, pasi e di saktësisht se ku është dikush. Kur punët shkojnë mirë, natyrisht shumë gjëra janë më të lehta. Por duhet të punosh për këtë”.

I pyetur për golin, Asllani shtoi se pati edhe pak fat megjithatë është i lumtur me tre pikët, ndërsa synojnë të regjistrojnë tjetër fitore në ndeshjen e ardhshme.

“E kam goditur topin me pjesën e pasme të kokës dhe për fat shkoi pak nën shtyllë. Është gjë e madhe të thyesh rekordet e klubit. Është shenjë fantastike se puna e madhe shpërblehet dhe që po fitojmë kaq shumë ndeshje rresht në shtëpi. Tani synimi i radhës është të marrim tri pikët e radhës në Koln. Shkojmë hap pas hapi”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Asllani është aktualisht golashënuesi i 11-të në Bundesliga me shtatë gola e katër asistime.

Fisnik Asllani

Më shumë nga Sport

  • 23:42Atletico Madrid e nis me fitore La Ligan, shënohen dy supergola
  • 22:27Milan dhe Manchester City, në një shkëmbim spektakolar: Leao për Ruben Dias?
  • 22:02Raphinha merr fjalën si kapiten i ri i Barcelonës dhe premton trofe
  • 21:57Djaloshi nga Vushtrria shënon supergol në kualifikimet e Champions League
  • 21:57Nenad Shoshtariq, përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll