Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Sanije Krasniqi, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e “play-off”-it ndaj Austrisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Dardanet do ta zhvillojnë ndeshjen e parë më 9 tetor, nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do ta presin Austrinë në sfidën e parë të kësaj përballjeje, shkruan Indeksonline.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 tetor, po ashtu nga ora 18:00, në Sportclub-Platz Dornbach në Vjenë, ku Kosova do të kërkojë të përmbyllë me sukses përballjen me austriaket.





