Paris Saint-Germaini po përgatit një lëvizje të rëndësishme në merkaton e janarit, ku njëri prej emrave në listën e kampionëve të Evropës është anësori i Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, gjiganti parisien po shqyrton mundësinë e transferimit të spanjollit për të shtuar freski dhe cilësi në repartin ofensiv
Kjo lëvizje vjen pas problemeve të mëdha në sulm për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, si pasojë e lëndimeve të rënda të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelias.
