Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Ronaldinho, gati për të luajtur sot

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 12:22
Ronaldinho, gati për të luajtur sot

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, Ronaldinho, është gati të rikthehet në fushën e blertë në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Në moshën 46-vjeçare, ish-ylli brazilian pritet të luajë sot për skuadrën italiane Ravenna, në derbin lokal ndaj Forlì-t, në kuadër të Serie C, divizioni i tretë i futbollit Italian me fillim nga ora 17:30.

Bëhet fjalë për rikthimin e tij në futbollin konkurrues pas më shumë se 11 vitesh nga ndeshja e fundit zyrtare, e zhvilluar në vitin 2015 me fanellën e Fluminense. Ronaldinho e kishte njoftuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli në vitin 2018.

Sipas raportimeve nga Italia, trajneri i Ravenna-s, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se braziliani do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Megjithatë, minutat që do të qëndrojë në fushë do të vendosen gjatë takimit, në varësi të vlerësimit të stafit teknik.

Ronaldinho iu bashkua projektit të Ravenna-s gjatë verës së vitit 2026, ndërsa është bërë edhe aksionar i klubit. Ideja e rikthimit të tij lidhet me një projekt të veçantë, ku synimi është që legjenda braziliane të zbresë edhe një herë në fushë dhe t’u dhurojë emocione tifozëve.

ronaldinhogatiluajtur

Më shumë nga Sport

  • 12:24Arda Güler me statistika fantastike, pavarësisht rezultateve negative të Turqisë
  • 10:05Zhegrova largohet nga grumbullimi, kjo është arsyeja
  • 09:09Kuqezinjve u mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë për t’u ngjitur në Ligën B
  • 08:40Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon:E vetmja gjë që mungon është prania e tij këtu, për të më bërë shoqëri
  • 08:29Humbja më e thellë në shtëpi në historinë 105-vjeçare të Portugalisë