Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Sonte natë e zjarrtë në Botëror: Norvegjia përballet me Anglinë

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 13:07
Sonte natë e zjarrtë në Botëror: Norvegjia përballet me Anglinë

Sonte, nga ora 23:00, stadiumi “Hard Rock” në Miami do të jetë nikoqir i një prej përballjeve më interesante të çerekfinales së Kupës së Botës 2026, ku Norvegjia dhe Anglia do të kërkojnë një vend në mesin e katër ekipeve më të mira të turneut.

Kjo sfidë sjell përballë dy prej sulmuesve më të mëdhenj në botë, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Të dy kanë qenë liderë të skuadrave të tyre gjatë këtij Botërori, me Haalandin që ka udhëhequr Norvegjinë në një paraqitje historike, ndërsa Kane mbetet pika kryesore e sulmit të “Tre Luanëve”.

Norvegjia hyn në këtë ndeshje me shumë vetëbesim pas eliminimit të Brazilit në fazën e 1/8 së finales.

Skuadra e Stale Solbakken ka treguar se nuk është më një befasi e turneut, por një pretendente serioze për të shkuar larg.

Në anën tjetër, Anglia e drejtuar nga Thomas Tuchel eliminoi Meksikën në një përballje të vështirë dhe vazhdon ëndrrën për ta fituar Kupën e Botës për herë të parë pas 60 vitesh.

Mesfusha shihet si një nga pikat më të forta të anglezëve, ndërsa dilemat mbeten në repartin ofensiv.

Kushtet atmosferike në Miami mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm, pasi temperaturat e larta dhe lagështia pritet ta vështirësojnë ritmin e lojës.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Zvicrës.

Më shumë nga Sport

  • 22:37Franca “çartet” në fund, e shkatërron Belgjikën
  • 18:36“As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…”/ Maran para ndeshjes me San Marinon: Ja si qëndron e vërteta me Kerjotën
  • 16:58Reali “blindon” Gulerin, nënshkruan kontratë të re
  • 16:58Portierja e Zvicrës e zgjedhë Kosovën, e zyrtarizon Agim Ademi
  • 16:57Ish-ylli i Realit mbetet në Katar, arrin marrëveshje me një klub tjetër