Ish-ylli i futbollit anglez, Raheem Sterling, është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit nën ndikimin e drogës, pasi përplasi Lamborghini-n e tij.
Policia ndaloi futbollistin 31-vjeçar në autostradën M3 në Hampshire rreth orës 09:00 të mëngjesit të së enjtes.
Sterling, i cili aktualisht është pjesë e klubit holandez Feyenoord, është liruar me kusht ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ish-lojtari i Anglisë dyshohet se po ngiste automjetin nën ndikimin e substancave narkotike pasi Lamborghini i tij u përplas me barrierat e autostradës.
Ish-anësori i Anglisë, Liverpoolit dhe Manchester Cityt po udhëtonte në autostradën M3 të enjten në mëngjes kur ndodhi aksidenti.
