Superkompjuteri i “Compare.bet” ka publikuar parashikimin për sezonin 2026/27 të Premierligës, duke favorizuar Arsenalin për ta mbrojtur titullin kampion.
Sipas simulimeve të bazuara në inteligjencë artificiale, algoritme probabiliteti dhe mbi 10 mijë simulime të sezonit, Arsenali ka 45 për qind gjasa për ta fituar sërish titullin, duke lënë pas Manchester Cityn me vetëm tri pikë diferencë. Liverpooli parashikohet të përfundojë i treti, ndërsa Chelsea i katërti.
