Sylvinho rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave ballkanike, këtë herë si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Bullgarisë.
Federata Bullgare e Futbollit (BFS) është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Aleksandër Dimitrovit, ndërsa emri i brazilianit po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat vendase.
Sipas raportimeve të Match Telegraph, drejtuesit e futbollit bullgar janë të gatshëm t’i ofrojnë Sylvinhos një pagë prej 1 milion eurosh në vit, shifër që do të përbënte rekord për një trajner të kombëtares bullgare. Në këtë paketë financiare parashikohet të përfshihet edhe stafi teknik i tij.
