Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

UEFA reagon ashpër ndaj planit të Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 17:31
UEFA reagon ashpër ndaj planit të Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës

UEFA ka reaguar me një deklaratë të fortë pas raportimeve se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po planifikon të shesë pjesë të të drejtave komerciale të Kupës së Botës tek investitorë privatë.

Në deklaratën e saj, UEFA e cilëson këtë nismë si një veprim që “kalon një vijë që institucionet drejtuese të futbollit nuk duhet ta kalojnë kurrë”, duke theksuar se e konsideron çështjen jashtëzakonisht serioze.

“Edhe çdo Federatë Kombëtare e Futbollit duhet ta marrë këtë me seriozitet. Po ashtu edhe të gjithë aktorët e futbollit – ligat, klubet, lojtarët, tifozët, qeveritë dhe kushdo që kujdeset për të ardhmen e këtij sporti”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

Organizata europiane shpreh shqetësimin se futbolli nuk mund të trajtohet si një aset tregtar, sidomos në mungesë të transparencës mbi përfituesit financiarë të një marrëveshjeje të tillë.

“Shpirti dhe qeverisja e futbollit nuk janë asete për t’u tregtuar – veçanërisht kur nuk ka asnjë transparencë se kush përfiton financiarisht. Askush prej nesh nuk është pronar i futbollit. Ai nuk është i FIFA-s për t’u shitur”, përfundon deklarata.

Reagimi i UEFA-s vjen në një kohë kur raportimet mbi planin e Infantinos kanë nxitur debat të gjerë në botën e futbollit, ndërsa FIFA ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me pretendimet për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës tek investitorë privatë.

uefa

Më shumë nga Sport

  • 19:42Interi bën një goditje, zyrtarizon yllin e Premierligës
  • 18:09Pasi i dështoi lëvizja te PSG, klubi i Premierligës hyn në garë për Suzukin
  • 16:31140 milionëshi sapo shënoi golin e parë me Chelsean
  • 10:55Giuliani në mbrojtje të Infantinos: Kritikat janë politike dhe nga xhelozia
  • 22:37Këshilltari i Trumpit mbron Infantinon dhe sulmon kritikët e tij: Kanë nevojë për ekzaminim mendor