Vedat Muriqi ka folur me optimizëm para ndeshjes së kthimit ndaj Lyonit, ku Fenerbahce do të kërkojë kualifikimin në fazën e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kosovar theksoi se skuadra tashmë i ka përvetësuar mirë kërkesat taktike të trajnerit dhe se përvoja dhe cilësia e ekipit mund të bëjnë diferencën në këtë përballje. Ndeshja e parë në Stamboll përfundoi 1-1, ndaj gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit
“I kemi mësuar taktikat që kërkon trajneri. Me përvojën dhe cilësinë që kemi, me ndihmën e Zotit, do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Fenerbahçen dhe futbollin turk”, është shprehur Muriqi.
