Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Ylli kroat kthehet në stërvitje pas katër vitesh, shikojeni sa fuqishëm është pritur

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 16:03
Ylli kroat kthehet në stërvitje pas katër vitesh, shikojeni sa fuqishëm është pritur

Qendërmbrojtësi i Hamburgut, Mario Vuskovic u rikthye sot në stërvitje me ekipin gjerman pas një pezullimi prej 1,404 ditësh, pothuajse katër vitesh për doping. Për shkak të interesit të madh publik, stërvitja po mbahet në Volksparkstadion, gjë që klubi i Hamburgut e ka bërë për herë të parë në historinë e tij.

Bild dhe gazetari gjerman Seb Stafford-Bloor njoftuan se 7,500 tifozë e pritën Vušković-in në tribunën veriore.

Edhe pse dështoi në një test dopingu, Mario Vušković nuk e humbi kurrë mbështetjen e klubit, i cili ia zgjati kontratën pavarësisht se nuk ishte në gjendje të luante. Ai u bashkua me stërvitjen sot dhe është i aftë të luajë nga 15 nëntori.

Gjatë stërvitjes, tifozët këndonin sa herë që Vušković prekte topin.

Për të qëndruar në formë gjatë pezullimit të tij të gjatë, Vušković ka punuar në muajt e fundit me ekspertin e njohur kroat Joško Vlašić, një ish-atlet i dekatlonit dhe babai i kampiones së botës Blanka Vlašić dhe anëtarit të ekipit kombëtar të futbollit Nikola Vlašić.

Kujtojmë se në mars të vitit 2023, gjykata e Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Frankfurt e shpalli Vušković-in fajtor për doping dhe e pezulloi atë për dy vjet. Avokatët e Vušković-it kërkuan lirim nga akuzat, ndërsa Agjencia Kombëtare Gjermane Antidoping (NADA) dhe Agjencia Botërore Antidoping (WADA) kërkuan një rritje të pezullimit nga dy në katër vjet.

“Si rezultat i procedurës, gjykata sportive e DFB-së është e bindur me siguri të mjaftueshme se analizat e mostrave A dhe B të urinës së lojtarit treguan praninë e eritropoetinës ekzogjene, shkurt EPO. Është një substancë e ndaluar e ashtuquajtur jo-specifike, e cila përfaqëson një shkelje të dënueshme të rregulloreve anti-doping të DFB-së”, tha Stephan Oberholz, president i gjykatës sportive të DFB-së në atë kohë.

kovikatërkroat

Të ngjashme

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

19:33

Më shumë nga Sport

  • 15:09Mourinho për Kane: Topi i Artë është qershia mbi tortë në karrierën e tij
  • 15:03Bayerni përballet me mungesa serioze në ekip!
  • 14:06Ermal Krasniqi shënon gol në Superligë të Turqisë!
  • 14:06Raphina bënë histori në La Liga!
  • 22:41Kaka, simboli i një epoke të artë!