Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) ka publikuar formacionin e vitit në Premier League për sezonin 2025/26.
Në portë është përzgjedhur David Raya, ndërsa repartin e mbrojtjes e përbëjnë Timber, Gabriel, Saliba dhe O’Reilly, transmeton GazetaBlic Sport.
Në mesfushë janë përfshirë Bruno Fernandes, Declan Rice dhe Cherki, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Semenyo, Igor Thiago dhe Erling Haaland.
Formacioni përfshin disa prej futbollistëve që lanë gjurmë gjatë sezonit të kaluar, ndërsa përzgjedhja ka nxitur edhe diskutime në mesin e tifozëve rreth emrave që mund të kishin qenë pjesë e kësaj skuadre.

