Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Olti Hyseni, ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në futbollin danez, duke realizuar një tjetër gol spektakolar për Brondbyn.
Sulmuesi anësor ishte protagonist në fitoren e thellë të skuadrës së tij, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes me një finalizim të jashtëzakonshëm që e la pa përgjigje portierin kundërshtar.




