Të gjitha mallrat e vjedhura midis viteve 2018 dhe 2023 bëjnë të paktën 208,000 franga zvicerane.
Tre ish-punonjës të fabrikës Victorinox, të njohur për prodhimin e thikave tradicionale “ushtrake” të Zvicrës vodhën thika, orë dore, çanta shpine dhe produkte të tjera. Të gjitha së bashku me vlerë të paktën 208,000 franga zvicerane midis viteve 2018 dhe 2023, transmeton albinfo.ch.
Gjykata Kantonale e Schwyz i dënoi ata për vepra të ndryshme penale.
Kryetari i bandës, një 42-vjeçar kosovar, mori një dënim me burgim pjesërisht me kusht prej 36 muajsh, shkruan Luzernerzeitung.ch. Ai duhet të vuajë gjashtë muaj burg efektiv. Atij ju shqiptua gjithashtu vendimi për dëbim nga Zvicra për shtatë vjet.
Një burrë 45-vjeçar shtetas gjerman, i dënuar si bashkëpunëtor, mori një dënim me kusht prej 18 muajsh dhe një urdhër deportimi pesëvjeçar.
