Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

127 fluturime direkte Prishtinë–Gjermani brenda një jave

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 12:19
127 fluturime direkte Prishtinë–Gjermani brenda një jave

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar 127 fluturime direkte drejt aeroporteve në Gjermani vetëm gjatë kësaj jave.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe të këtij korridori ajror për lidhjen mes dy shteteve.

Sipas tij, përmes këtyre fluturimeve është mundësuar qarkullimi i dhjetëra mijëra udhëtarëve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Vetëm gjatë kësaj jave janë realizuar 127 fluturime direkte ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe aeroporteve ndërkombëtare në Gjermani, duke mundësuar qarkullimin e dhjetëra mijëra udhëtarëve”, ka shkruar Ajeti.

Ai ka shtuar se kjo lidhje ajrore tashmë përfaqëson shumë më tepër sesa udhëtimin e mërgimtarëve drejt vendlindjes.

“Këto shifra dëshmojnë se lidhja mes dy shteteve sot është shumë më tepër sesa një udhëtim drejt vendlindjes. Ajo është një urë lidhëse mes njerëzve, kapitalit, investimeve, ideve dhe mundësive”, ka deklaruar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 10:43Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë
  • 10:42Ibrahimi: S’jemi kundër kontratës kolektive, por barrën financiare duhet ta bartë niveli qendror
  • 09:30Momente emocionuese në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e presin dhe e përshëndesin nga ballkonet
  • 09:29Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës
  • 09:24Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”