Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, 19 persona të dënuar kanë përfunduar me sukses programe rehabilituese dhe trajnime profesionale, duke u pajisur me certifikata në fusha të ndryshme.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, 10 të dënuar kanë përfunduar Programin Rehabilitues “Vendimmarrja Sociale”, pesë kanë ndjekur trajnimin në Teknologji Informative, ndërsa katër të tjerë janë aftësuar në drejtimin e automekanikut.
Programi dhe trajnimet janë realizuar nga zyrtarët socialë dhe përgjegjësit për aftësim profesional, në bashkëpunim me Qendrat e Aftësimit Profesional në Prishtinë dhe Mitrovicë.
