Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Ishte provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 14:19
Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Ishte provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe ambasadori i Malit të Zi në Washington, Miodrag Vlahoviq, e ka quajtur provokim interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe ka thënë se ka disa probleme rreth tij.

Vlahoviq i cili njihet për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme dhe angazhimin në proceset e pavarësisë dhe integrimit euroatlantik të vendit, në një deklaratë për Kohën ka thënë se së pari është jashtëzakonisht joserioze që ngjarje dhe ceremoni të ndjeshme të organizohen pa përgatitje të kujdesshme dhe pa verifikime e miratime paraprake.

“Kushdo që punon me vendet e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht diplomatët, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që përmbajtjet, mesazhet dhe pjesëmarrësit të mos fyejnë askënd, e sidomos vendet e tjera”, ka thënë ai.

Vlahoviq ka thënë se dikur, në diplomacinë tradicionale, edhe gafat shumë më të vogla, të qëllimshme apo të paqëllimshme, konsideroheshin të pafalshme dhe shkaktonin probleme serioze.

Së dyti, ai ka thënë se këtu kemi të bëjmë me një provokim të qartë dhe të qëllimshëm, me mesazhe të qarta.

Ai ka thënë se interpretimi i melodisë së kësaj kënge nuk e komprometon vetëm koisioneren për zgjerim Marta Kos, por edhe vetë Komisionin Evropian.

“Për dikë, detyra e të cilit është të merret me çështjet e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e BE-së me të gjitha vendet e rajonit, përfshirja në program e një kënge e cila, veçanërisht në këtë kontekst, nënkupton shprehjen e pretendimeve territoriale dhe mohimin e shteteve të pavarura, përbën një gabim të rëndë. Një veprim i tillë nuk e komprometon vetëm personalisht komisioneren Kos, por edhe vetë Komisionin Evropian, përkatësisht diplomacinë evropiane”, ka thënë Vlahoviq.

Ai ka thënë se problem në këtë çështje është edhe se Kos përkrah politka që promovojnë drejtpërdrejt dhe qartazi narrativa dhe përmbajtje jo-evropiane dhe anti-evropiane.

“Së treti, zonja Kos vazhdon të tregojë një prirje jashtëzakonisht problematike drejt bashkëpunimit dhe përkrahjes së partive dhe politikanëve nacional-shovinistë, pra të politikave që promovojnë drejtpërdrejt dhe qartazi narrativa dhe përmbajtje jo-evropiane dhe anti-evropiane. Kjo është e keqe për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor, sepse kemi nevojë, më shumë se kurrë më parë, për një qasje të paanshme, të ekuilibruar dhe objektive të diplomacisë së BE-së”, ka theksuar Vlahoviq.

Dhe në fund Vlahoviq ka thënë se ky rast dëshmon sabotim të drejtpërdrejtë të politikës së BE-së ndaj Serbisë, Kosovës e Ballkanit Perëndimore në tërësi.

“Dhe, së fundi, së katërti, duke qenë se, siç dihet mirë, një nga kushtet për integrimin evropian të Republikës së Serbisë është rregullimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës, ky rast po dëshmohet si një sabotim i drejtpërdrejtë i politikës së BE-së ndaj Serbisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi. Pse zonja Kos dhe kolegët e saj e lejojnë dhe e tolerojnë këtë, këtë duhet t’ua pyesni atyre”, ka theksuar Vlahoviq.

vlahoviqthënëmelodisë

Të ngjashme

Interpretimi i melodisë nacionaliste serbe në Bruksel, Hoxhaj: Më shumë se skandaloze

Interpretimi i melodisë nacionaliste serbe në Bruksel, Hoxhaj: Më shumë se skandaloze

13:41
"Përndjekëse, 45 vjet i ke, fol normal" - Nora nuk përmbahet ndaj Arlindës gjatë debatit të ashpër në BBVK 5

"Përndjekëse, 45 vjet i ke, fol normal" - Nora nuk përmbahet ndaj Arlindës gjatë debatit të ashpër në BBVK 5

19:01
Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij

Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij

20:39

Më shumë nga Lajme

  • 14:3319 të dënuar certifikohen në Smrekonicë, përfundojnë trajnimet në IT dhe automekanikë
  • 14:14Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
  • 14:13Grabitje në Lipjan: I dyshuari e kërcënon një grua dhe ia merr paratë
  • 14:12Fabiana Vega dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz
  • 13:59“Isha i dehur, fola pa vetëdije”, i akuzuari për kanosjen e Kurtit pranon fajësinë, por gjykata ia refuzon