Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

27 vjet nga Reçaku, masakra që ndryshoi historinë e Kosovës

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 08:32
27 vjet nga Reçaku, masakra që ndryshoi historinë e Kosovës

Sot shënohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut, e cila ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në Shtime sot do të mbahet ceremoni përkujtimore, ku do të marrin pjesë krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Fillimisht ata do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, me fillim nga ora 10:30.

Pastaj do të shkojnë në ceremoninë përkujtimore nga ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Kur Walker pa trupat e të vrarëve në prononcimin e tij të parë para mediave tha: “Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën. Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe Sllobodan Millosheviqin. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.

Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë. Në arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej për të ndaluar abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë.

Më shumë nga Lajme

  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator
  • 16:40147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
  • 16:25“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën