Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:24
47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-vjeçare dhe nënë e katër fëmijëve u vra në komunën Sooß të Austrisë së Poshtme, do të dalë sërish në gjykatë në muajin nëntor, shkruan gazeta autriake Heute, trasnmeton Express.

Përveç bashkëshortit të viktimës, një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e saj, para trupit gjykues do të dalë edhe një 45-vjeçar, bashkëkombës i tij, i cili dyshohet për trafikim të paligjshëm të armëve dhe ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Sipas raportimit të mediumit austriak Heute, 45-vjeçari akuzohet se ia kishte siguruar armën të njohurit të tij, duke qenë në dijeni se ai synonte ta vriste bashkëshorten. Për këtë arsye, edhe ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 prill, në ditën e Pashkëve. Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar te bashkëshortja e tij, nga e cila ishte ndarë, për t’i dërguar dhurata të Pashkëve.

Ai dyshohet se më pas kishte qëlluar tri herë me pistoletë të tipit Beretta ndaj 38-vjeçares, ndërsa më pas e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë, derisa ajo kishte humbur vetëdijen.

Pas sulmit, ai dyshohet se e kishte tërhequr trupin e saj në kopsht dhe e kishte fshehur nën mbeturinat e kopshtit.

Vrasja kishte shkaktuar tronditje të madhe në Austri, ndërsa pas ngjarjes ishte organizuar edhe një fushatë humanitare për katër fëmijët që mbetën pa nënën. Përmes kësaj fushate ishin mbledhur 4 mijë euro donacione. Njëri nga fëmijët është një futbollist i ri me talent, sipas raportimit të mediumit austriak.

I dyshuari për armën pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen

45-vjeçari, i cili përfaqësohet nga avokati Mirsad Musliu, ndodhet në paraburgim prej muajsh.

Megjithatë, avokati i tij ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se klienti i tij nuk ia kishte shitur pistoletën të dyshuarit kryesor për 900 euro, siç pretendohet në aktakuzë.

Sipas mbrojtjes, 45-vjeçari kishte tentuar t’ia shiste pistoletën një të njohuri tjetër, ndërsa pretendon se nuk ka pasur asnjë rol në vrasje.

Ekspertiza psikiatrike: I dyshuari kryesor nuk është penalisht përgjegjës

Ndërkohë, sipas një ekspertize të re psikiatrike, 47-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes vlerësohet se vuan nga një gjendje psikotike dhe konsiderohet i papërgjegjshëm penalisht.

Sipas raportimit të Heute, ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka folur vazhdimisht për magji të zezë dhe demonë. Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë, ndërsa zyrtarët korrektues i konsideronte si njerëz që po përgatiteshin për ferrin.

47-vjeçari nuk është pa precedentë penalë. Sipas mediumit austriak, ai kishte vuajtur më parë 16 vjet burgim për një sulm me armë zjarri ndaj një personi që punonte si sigurimtar në një lokal nate.

Avokati i 45-vjeçarit të akuzuar për furnizimin me armë, megjithatë, insiston se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje.

Vendimin përfundimtar për të akuzuarit do ta marrë trupi gjykues në Gjykatën Rajonale të Wiener Neustadt, në mesin e muajit nëntor.

Të dy të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

kishtearmënrrezikon

Të ngjashme

Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan

Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan

17:47
Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën

Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën

18:54
Rasti në Uashington, një i vrarë dhe disa të plagosur – autori i incidentit i jep fund jetës

Rasti në Uashington, një i vrarë dhe disa të plagosur – autori i incidentit i jep fund jetës

17:08
“Kam me të mbyt", Jeton Sylaj del sot para gjykatës për kanosjen e Arlinda Zekajt

“Kam me të mbyt", Jeton Sylaj del sot para gjykatës për kanosjen e Arlinda Zekajt

08:00

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Hoxhaj në Kurdistan, takon ministra të qeverisë rajonale dhe politikanë evropianë që po qëndrojnë atje
  • 22:53Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane
  • 22:38Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet