Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se ka filluar ndërtimin e çerdhes së re në rrugën “Shukrije Obertinca”.
I njëjti njoftoi se kjo çerdhe moderne do të ketë kapacitet për 60 fëmijë, duke ofruar hapësira të sigurta, të ngrohta dhe edukative për gjeneratën më të vogël.
“Me këtë projekt po ndërtojmë jo vetëm një objekt të ri, por edhe më shumë mundësi për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tonë”, tha ndër tjera.
