Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka theksuar se krahas drejtësisë duhet të ketë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ata që janë në pushtet.
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, Tahiri ka drejtuar kritika ndaj shumicës parlamentare, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për gjashtë vjet në pushtet nuk ka arritur të sigurojë as një evidencë të thjeshtë për atë që ka ndodhur në rastin e Deharit.



