Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë: Ky është i riu nga Malisheva, Leunit Kastrati që vdiq tragjikisht në një aksident në Slloveni

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 20:57
E rëndë: Ky është i riu nga Malisheva, Leunit Kastrati që vdiq tragjikisht në një aksident në Slloveni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Slloveni, konkretisht në autostradën A1, që lidh Lubjanën me Mariborin, pranë zonës së Slovenska Bistricës, raporton GazetaDemos.

Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person, i cili me prejardhje është nga Malisheva.

Viktima është Leunit Kastrati.

Sipas informacioneve nga autoritetet sllovene , një kamion-cisternë që transportonte karburant ka dalë nga kontrolli, ka kaluar barrierën ndarëse të rrugës dhe është rrokullisur në drejtimin e kundërt të qarkullimit.

Pas përmbysjes, mjeti është përfshirë nga zjarri, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër i tipit furgon. Përveç humbjes së jetës së të riut nga Kosova, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit të rëndë ende nuk janë sqaruar dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

slloveni

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim