Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do të kemi reshje shiu në ditën e zgjedhjeve?

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 23:38
A do të kemi reshje shiu në ditën e zgjedhjeve?

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me periudha me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes edhe ndaj rrezatimit ultraviolet. Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00.

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret