Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku i reagon Kurtit e Muratit: Prishtina as nuk lakmohet e as nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 17:23
Abdixhiku i reagon Kurtit e Muratit: Prishtina as nuk lakmohet e as nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ai, bllokimeve të pushtetit ndaj Kryeqytetit gjatë vitit të fundit. Ai tha se Prishtina “foli e para dhe qartë” duke e rikthyer LDK-në si partinë e parë, ndërsa “bllokuesit i la larg”.

Sipas Abdixhikut, mesazhi i qytetarëve të Prishtinës nuk është kuptuar ende nga qeveria, por “më 28 dhjetor do ta marrin sërish”,.

Ai akuzoi pushtetin se për 12 muaj e ka mbajtur Prishtinën pa buxhet, duke e lënë Kryeqytetin “si nën pushtim”, në një gjendje të bllokuar burokratike.

“Na u dashtë të shpenzojmë energji e kohë për ta mirëmbajtur Prishtinën me mund, të plaçkitur nga një sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision,” deklaroi ai, duke shtuar se pushteti ka shpërndarë “vitra pa ligj e pa legjitimitet” për interesa politike.

Abdixhiku theksoi se “koha e tyre po mbaron” dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkim.

“Prishtina do të flasë sërish; e para!”, përfundoi ai.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:36Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës
  • 11:28Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun
  • 11:22Pse VV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe? Përgjigjet Murati
  • 11:16Miftaraj: Kuvendi nuk u konstitua, një tjetër shkelje kushtetuese nga Kurti e Haxhiu
  • 11:09Lushaku Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet