Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:58
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar qytetarët i dhanë besimin, ndërsa sipas tij, vrasësit ia morën jetën.

“Më 27 tetor 2002, në ditën kur LDK-ja festonte fitoren në Suharekë, u vra fituesi Ukë Bytyçi, bashkë me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin. Një ditë feste u kthye në tragjedi nacionale; dhimbje për familjet, për Suharekën dhe për gjithë Lidhjen tonë.”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se në 24-vjetorin e vrasjes, nderojnë figurën e Ukë Bytyçit.

“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim. Ai i qëndroi Kosovës pranë në kohët e saj më të rënda. Në liri, vazhdoi t’i shërbente me të njëjtën vendosmëri.”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka thënë se për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi.

“Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me saktificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë. Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”, ka shkruar ai.

abdixhikubytyçinharron

Të ngjashme

Posti i kryetarit, Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

Posti i kryetarit, Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

08:05

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  • 11:31Tension në seancën për vrasjen e policit Muhamet Lika, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit
  • 11:13Dragash: Digjet QMF-ja e Llopushnikut
  • 10:54Kosova dhe Belgjika thellojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit, Qeveria miraton marrëveshjen
  • 10:53Mbledhja e tetë e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën