Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 15:17
Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm përcolli stërvitjet e KF Prishtinës, klubit që përfaqëson pasionin, përkushtimin dhe ëndrrat e brezave të tërë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së tha se sporti e futbolli janë shumë më tepër se lojë.

“Janë disiplinë, karakter, sakrificë e shpirt gare. Janë vendi ku të rinjtë mësojnë të besojnë tek vetja, tek ekipi dhe tek qyteti që përfaqësojnë”, ka shkruar ai.

Megjithatë, sipas Abdixhiku, talenti i të rinjve të Kosovës nuk mjafton pa mbështetje reale.

“Kosovës i duhen më shumë fusha sportive, stadiume funksionale, akademi moderne, kushte dinjitoze për stërvitje dhe më shumë përkrahje institucionale për klubet e sportistët tanë”.

“Sporti e futbolli, janë investime në rininë tonë. Investim në shëndet, edukim, disiplinë dhe krenari qytetare. Kur një i ri hyn në fushë sportive, ai shndërrohet në aset. Kur një klub mbështetet, një qytet merr frymë më ndryshe. E kur sporti ngritet, ngrihet edhe vetë shoqëria jonë”, ka shkruar ai.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 11:10Rama: Kurti shkeli vendimet e Kushtetueses, përçmoi prokurorët e keqpërdori paranë publike- Kosova s’është pronë e tij
  • 11:02A i frikësohen protestave në shtator, Haxhiu: Ta tregojnë arsyen pse mund të protestojnë
  • 10:57Prokuroria ngre aktakuzë për vrasje të rëndë në Mitrovicë, i pandehuri akuzohet se vrau me thikë viktimën në banesë
  • 10:56Vezir Haziraj me 12 aktakuza përfundon me një muaj në paraburgim – deklarohen nga Gjykata
  • 10:37Prangoset pejani, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve