Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku takohet me Sorensenin, jep detaje rreth takimit

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 13:04
Abdixhiku takohet me Sorensenin, jep detaje rreth takimit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe me Kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka njoftuar për takimin, duke bërë me dije se kanë folur për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Në përmbyllje të takimit, Abdixhiku ka thënë se ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 13:07Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës
  • 13:06Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
  • 12:38Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
  • 12:38Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media
  • 12:15Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë