Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 13:07
Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se institucioni që ai drejton tashmë ka kapacitete shumë më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë, duke theksuar se pjesëtarët e saj janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën në kryerje të detyrës.

Hoxha këto deklarata i bëri në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku.

“Kjo është dëshmi që Policia e Kosovës ka një guxim të jashtëzakonshëm. Ka djem dhe vasha që janë të gatshëm me e sakrifiku jetën e tyre për t’i dalë ballë atdheut tonë, detyrave që na presin. Dhe po ashtu, Policia e Kosovës ju garanton që tashmë ka kapacitete shumë më të mëdha sesa që ka pasur në atë kohë. Kemi përgatitje, kemi motivim dhe kemi moral shumë të lartë para nesh”, ka thënë ai.

Sipas tij, çdo popull i cili e harron historinë e vet dhe heronjtë e vet është i destinuar për të dështuar.

“Kosova, Policia e Kosovës, institucionet e saja nuk i harrojnë [heronjtë]. Andaj sot ne edhe po e vendosim obeliskun për heroin tonë Afrim Bunjaku, në mënyrë që t’i kujtojmë brezat e ardhshëm, edhe po ashtu duhet me e përcjellë edhe një mesazh që Policia e Kosovës, shteti ynë nuk është kundra askujt, kundra asnjë grupi etnik që jeton në Kosovë. Ne jemi këtu për të garantuar rend dhe siguri për të gjithë. E besojmë që dalëngadalë do të fitojmë çdo besim të çdo qytetari edhe në këtë pjesë të Kosovës”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. /EO

kosovëshoxhakemi

Të ngjashme

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm

20:04
Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

19:49
Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi

Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi

13:31
Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje
  • 21:16Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar
  • 20:38Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave