Abelard Tahiri ka bërë të ditur se gjatë viteve të fundit ka zhvilluar vizita të shpeshta në Haga, që nga koha kur Hashim Thaçi me bashkëluftëtarët e tij ndodhet në paraburgim.

Ai ka treguar se edhe në vizitën e fundit, e ka gjetur Thaçin të fortë dhe të palëkundur, duke e përballuar situatën me krenari të thellë, që sipas tij buron nga lufta për lirinë e Kosovës.

Tahiri është shprehur se ish-presidenti dhe bashkëluftëtarët e tij mbeten shtylla të fuqishme mbi të cilat qëndron shteti dhe liria e Kosovës.