Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 16:23
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione

Ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit malazez.

Milojko Spajiç akuzoi se dy vende të rajonit kanë planifikuar sulm hibrid ndaj Malit të Zi, ndërsa media pro-qeveritare “Vijesti” shkruan se këto dy vende janë Shqipëria dhe Serbia.

Majko shkruan se ky është një skandal rajonal dhe se Shqipëria nuk ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë.

“Komenti i kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X), për veprimtari të koordinuara hibride të dy fqinjëve të vendit të tij me synim destabilizimin e vendit janë shqetësuese!

Më shqetësuese janë nënkuptimi që sipas medias malazeze “Vijesti” nga “burime të brendshme” këto dy vende janë Serbia dhe Shqipëria!

Aludimet e kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X) vënë nën akuzë Shqipërinë e cila nuk ka “dashuri” gjeopolitike për Serbinë!

Deklarime të tilla janë të çuditshme nëse ato nuk shoqërohen me “nota diplomatike” apo edhe në aplikimin zyrtar të tyre në strukturat e Aleancës së NATO-s!

Politika e Malit të Zi ka një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të “dyfishtë” në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri tjetrin!

Kryeministri i Mali të Zi Milojko Spajiç ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq!

Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po “sulmon” një anëtar tjetër të kësaj aleance! Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale, të paprovuara në rrjetet sociale!

Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi ku Milojko Spajiç është kryeministër…”, shkruan Majko

majkomalitndaj

Të ngjashme

Rodri mungon në stërvitjen e Barcelonës, a do të jetë gati për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos?

Rodri mungon në stërvitjen e Barcelonës, a do të jetë gati për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos?

16:06
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

10:05
Barcelona dyfishon shifrat ndaj Bilbaos

Barcelona dyfishon shifrat ndaj Bilbaos

22:55
Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së

Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së

20:37

Më shumë nga Lajme

  • 16:57Vdes Muhamet Tafilaj, ish-kryetar i Këshillit Komunal për Financim në Deçan
  • 16:45Këmbësorja me foshnjën 3-muajshe në krahë përplaset nga një veturë në Vlorë, kjo është gjendja e tyre
  • 16:37Ndodh edhe kjo: “Çfarë vendosi Kushtetuesja për Nenad Rashiqin?” përfundon në Testin e Maturës
  • 16:33Situatë e vështirë për fermerët, "VITA” paralajmëron pezullimin e grumbullimit të qumështit nga 1 shtatori
  • 16:26Rasti i NPB-së, Komuna e Prishtinës kërkon hetim nga Prokuroria Speciale