Qumështorja “VITA” ka njoftuar fermerët dhe bashkëpunëtorët e saj se, për shkak të situatës së krijuar nga masat dhe vendimet e institucioneve kompetente, do të pezullojë përkohësisht grumbullimin dhe pranimin e qumështit.

Sipas njoftimit, nga 1 shtatori 2026, kompania do të detyrohet të ndërpresë përkohësisht grumbullimin e qumështit, deri në krijimin e kushteve të nevojshme ligjore dhe operative për rifillimin normal të prodhimit.

“VITA” shprehet se kjo nuk është zgjedhje e kompanisë, por një vendim i diktuar nga rrethanat e krijuara, të cilat nuk lejojnë vazhdimin e punës me kapacitet normal.

Kompania u ka kërkuar mirëkuptim fermerëve, duke theksuar se e kupton shqetësimin dhe vështirësitë që kjo situatë mund të shkaktojë për ta.