Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abuzim me shtesa? 31 mijë fëmijë më pak në listën e gushtit krahasuar me prillin

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 16:03
Abuzim me shtesa? 31 mijë fëmijë më pak në listën e gushtit krahasuar me prillin

Një rënie e ndjeshme e numrit të përfituesve të shtesave për fëmijë është regjistruar gjatë muajve të fundit në Kosovë.

Nga prilli deri në gusht të këtij viti, numri i fëmijëve që kanë marrë shtesat mujore ka rënë për më shumë se 31 mijë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht shtesat për fëmijët e moshës 0-16 vjeç janë përfituar nga 374 mijë e 382 fëmijë.

Ndërkaq, në prill kjo shifër ishte 405 mijë e 935.

Rënia e numrit të përfituesve ka nisur që në muajin prill dhe ka vazhduar në muajt pasues. Në maj u regjistruan rreth 4 mijë përfitues më pak, ndërsa ulje më e theksuar u vërejt gjatë korrikut dhe gushtit. Në qershor shtesat i morën rreth 401 mijë fëmijë, ndërsa në korrik numri ra nën 392 mijë.

Për këto të dhëna ka reaguar edhe eksperti i çështjeve sociale, Vebi Mujku. Në një postim në Facebook, ai ka ngritur shqetësimin për atë që e konsideron abuzim me skemën e shtesave për fëmijë.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ‘konfirmon’ abuzimin me shtesa të fëmijëve në vlerë 13,5 milionë euro në vit”, ka shkruar Mujku.

Sipas përllogaritjes së tij, diferenca prej mbi 31 mijë përfituesish mes prillit dhe gushtit, duke marrë për bazë një mesatare prej rreth 36 eurosh për fëmijë, përkthehet në mbi 1 milion euro më pak në muaj dhe rreth 13.5 milionë euro në vit.

Mujku ka thënë se rënia e numrit të përfituesve mund të vazhdojë edhe në muajt në vijim, ndërsa ka ngritur edhe mundësinë që një pjesë e dallimit në shifra të lidhet me fëmijët e familjeve nga diaspora.


mijëfëmijëgushtit

Të ngjashme

​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?

​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?

23:35
“Kah po shkon “truri”, Lirim Krasniqi në Pressing: Në vitin 2015 u larguan mbi 70 mijë persona nga vendi , në 37 mijë në vitin 2024

“Kah po shkon “truri”, Lirim Krasniqi në Pressing: Në vitin 2015 u larguan mbi 70 mijë persona nga vendi , në 37 mijë në vitin 2024

22:03
Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

17:24
Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

21:03

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
  • 23:16Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
  • 22:56Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
  • 22:48‘Është MARRE me krahasu Vuçiqin me Kurtin” – “SHPËRTHEN” debati mes Korqës dhe Matoshit
  • 22:45Matoshi: Lista Studentore shkoi te Kisha Ortodokse e cila ka qëndrim të ashpër ndaj Kosovës