Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka fajësuar Albin Kurtin për mosformimin e qeverisë, duke deklaruar në emisionin Debat Plus se PDK do ta formonte qeverinë për vetëm pesë ditë, nëse do të kishte fituar Bedri Hamza.
Ai ka thënë se qytetarët kanë nevojë për një qeverisje stabile.
“Kemi pasur qeverisje të një kryeministri popullist, me formulime populiste të përgjithshme dhe me fjalime me rima”, ka deklaruar Tahiri.
