Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Adelina Thaqi nga protesta: T'u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet - duhesh me dhanë dorëheqje

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 18:14
Adelina Thaqi nga protesta: T'u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet - duhesh me dhanë dorëheqje

Këngëtarja e njohur dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Thaqi Meta, ka qenë pjesë e protestës së mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së saj.

Thaqi Meta ka folur edhe para mikrofonit të RTV Dukagjinit, ku ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, duke e konsideruar këtë një nga hapat e nevojshëm për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

“Kështu sot s'kemi ardhë me vajtu. Sot kemi ardhë me lyp përgjegjësi. Edhe t'u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet, duhesh me dhanë dorëheqje”, deklaroi interpretuesja e hitit “Kontrast”.

Nora Istrefi, Kaci Lleshi dhe Arjola Demiri marrin pjesë në protestën për Arlinda Zekajn

E pyetur nga gazetarja për përgjegjësinë institucionale dhe për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të tjerë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këngëtarja tha se kritikat e saj u drejtohen të gjitha hallkave që, sipas saj, nuk arritën ta mbronin Arlindën.

“Unë kur thashë, shteti ka duart me gjak, unë fola për krejt lidhjen zinxhirore, të gjithë ata që kanë gisht, domethënë që nuk kanë arritë me i dalë zot edhe mbrojtja e Arlindës. Kaq! Faleminderit”, u shpreh ajo.

Protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, e cila kishte kërkuar më parë mbrojtje nga institucionet, por nuk arriti ta merrte atë.

Përmes protestës, qytetarët dhe organizatorët po kërkojnë llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

thaqiadelinaprotesta

Më shumë nga Lajme

  • 19:18Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!
  • 19:09Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet
  • 19:03Shqiptari hidhet nga dritarja gjatë kontrollit të policisë në Zvicër, nuk arrin të arratiset
  • 18:54Shkodran Imeraj kundërshton nominimin për Këshillin Kombëtar të Shkencës
  • 18:50“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës