Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.
Hoxha i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet në fushën e sigurisë, ndërsa është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë.




