Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Badocit.
Sipas informacioneve të para, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona, njëri prej të cilëve raportohet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore
Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor është bllokuar qarkullimi normal i automjeteve, duke shkaktuar kolona të gjata që arrijnë deri në hyrje të Prishtinës.


