Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve, në të cilat dëgjohen biseda të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, lidhur me punësime partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku është i implikuar drejtëpërdrejt Kryeministri Albin Kurti.
Mustafa, përmes një reagimi ne facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke ngritur dyshime për ndikimin politik në proceset e punësimit në këtë ndërmarrje.
“Albin Kurti mu ma ka çelë qëtë konkurs veç për Obiliq”, ka shkruar Mustafa, duke iu referuar përmbajtjes së audio-incizimeve të publikuara nga Vox Kosova.
Ai ka ironizuar edhe mënyrën se si po trajtohet KEK-u, duke e krahasuar atë me pronë private të kryeministrit.

