Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 23:36
Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion në komunën e Shtimes, duke u pajtuar për ndarjen e pushtetit lokal.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i Degës së LDK-së në këtë komunë, Kastriot Shabani.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka treguar se palët kanë arritur një dakordim të përbashkët për ndarjen e katër drejtorive komunale dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Sipas Shabanit, Kuvendit Komunal do t’i prijë LDK-ja, e cila do të udhëheqë edhe drejtoritë e Arsimit, Bujqësisë, Administratës, si dhe drejtorinë e Inspektoratit dhe Kadastrit.

“Kemi arritur në një konkluzion të përbashkët që ta ndajmë pushtetin në katër drejtori dhe ta kemi kryesuesin e Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit i takon LDK-së, drejtoria e Arsimit, drejtoria e Bujqësisë, drejtoria e Administratës dhe drejtoria e Inspektoratit dhe e Kadastrit”,ka deklaruar Shabani, mes tjerash.

Kryetari i LDK-së në Shtime tha se me LVV-në kanë një marrëveshje të shkruar, duke shpresuar se e njëjta do të zbatohet.

Shabani tha se ky koalicion është mirëpritur nga elektorati.

Ndër të tjera, ai tha se kanë autonomi brenda degës për vendime, por shtoi se e kanë njoftuar paraprakisht kryetarin Abdixhiku.

"E kemi informuar për marrëveshjen që do ta bëjmë, dhe në parim jemi dakord", u shpreh ai

ldk-sëdegëskanë

Të ngjashme

Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet

Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet

21:07
Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohet se plagosën dhe rrëmbyen një person në Prizren

Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohet se plagosën dhe rrëmbyen një person në Prizren

16:23
Kërçeli me akuza: Familjarë të disa prej deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës

Kërçeli me akuza: Familjarë të disa prej deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës

21:35
Seanca për Ibër-Lepencin, tre të akuzuarit s'e pranojnë fajësinë

Seanca për Ibër-Lepencin, tre të akuzuarit s'e pranojnë fajësinë

14:20

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%
  • 22:59Çfarë di Amerika që paralajmëroi protesta në Prishtinë në ditët në vijim?