Nënkoloneli Vëllazërim Qerimi, shef i Sektorit të Informimit Publik të FSK-së, ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trafikut në Gjilan, ku u përfshi pjesëtari i FSK-së.
Qerimi tha se i njëjti si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime, me çrast është dërguar për trajtim në QKUK.
"Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë", tha ai.




