Dy vetura u përplasen ndërmjet vete në kryqëzimin kryesor në rrugën “Luan Haradinaj”, teksa në vendin e ngjarjes dolën menjëherë njësitet policore dhe mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana tha se një person ka pësuar lëndime trupore nga ky aksident.
