Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 19:07
OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar lidhur me zvarritjen e procesit të plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar nga shumica parlamentare dhe të gjitha subjektet politike që ta përfundojnë sa më parë këtë proces.

Përmes një reagimi publik, OVL-UÇK ka shprehur shqetësimin për zhvillimet politike rreth kësaj çështjeje, duke e cilësuar të papranueshme zvarritjen e saj për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

“Për ne, si veteranë të UÇK-së, është tërësisht e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë u ka bërë thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që t’i lënë anash dallimet partiake dhe të angazhohen për përfundimin e procesit.

“Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”, thuhet tutje në reagimin e OVL-UÇK-së.

Po ashtu, veteranët kanë kundërshtuar përdorimin e kësaj çështjeje për përplasje politike dhe thellim të ndasive mes subjekteve politike.

“OVL e UÇK-së rithekson se është e papranueshme dhe e pandershme që një çështje kaq e ndjeshme të shfrytëzohet për të krijuar ndasi politike apo për të thelluar përçarjet mes subjekteve politike”, thuhet në reagim.

Në fund, OVL-UÇK ka paralajmëruar edhe protesta gjithëpopullore në rast se procesi vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti.

“Pavarësisht deklarimeve publike për vullnet politik, nëse ky proces vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti, OVL e UÇK-së paralajmëron se do t’i kundërvihet kësaj qasjeje përmes organizimit të protestave gjithëpopullore”, thuhet në reagim.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

politikeovl-uçkkërkon

Të ngjashme

​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike

​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike

09:04

Më shumë nga Lajme

  • 19:16“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore
  • 19:15Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar
  • 18:23Bosnja i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit, e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare
  • 18:14Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman
  • 17:45Vrasja për një vendparkim në Suharekë – Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin