Friedrich Merz, Kancelari Federal i Gjermanisë organizoi takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin.
I ftuar ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Takimi është zhvilluar në Kancelarinë Federale Gjermane dhe ka në përbërje vende të konsideruara pro Ukrainës, raporton Top Channel.
Sipas zyrës së shtypit në kryeministri ftesa për pjesëmarrje e kryeministrit Edi Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.




